I shiti “sekrete” Kinës për 25 mijë dollarë, dënohet ish-agjenti i CIA-s

Një ish-agjent i CIA-s është dënuar me 20 vite burg pasi i shiti një agjenti kinez sekrete ushtarake, bën të ditur departamenti amerikan i drejtësisë. Kevin Mallory, 62 vjeç, u shpall fajtor për disa raste spiunazhi pas dy javësh gjyq qershorin e kaluar. Ish-agjenti i Cia-s nga Virginia, i cili flet rrjedhshëm gjuhën kineze, ka pasur akses në dokumenete shumë të ndjeshme.

Ai është dënuar pas akuzave se i ka shitur sekrete Kinës për 25 mijë dollarë. Si dëshmi kundër tij janë përdorur disa video që e tregojnë duke skanuar dokumente të klasifikuara në një zyrë. Kevin Mallory udhëtoi gjithashtu edhe në Shangai për t’u takuar me një agjent kinez të CIA-s në Mars dhe në Prill në vitin 2017, ka bërë të ditur më tej departamenti i drejtësisë.

“Mallory nuk vuri vetëm vendin e tij në rrezik, por rrezikoi edhe jetën e njerëzve që vënë veten e tyre në rrezik për mbrojtjen tonë kombëtare. Kjo cështje duhet t’i dërgojë një mesazh të gjithëve sa i përket shkeljes së besimit publik.”-kanë bërë të ditur autoritetet. Departamenti amerikan i drejtësisë ka njoftuar se ish-agjenti Mollary ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme me agjencitë qeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?