Intriga e dopingut do të vendosë për 15-vjeçaren ruse
Vendimin nëse 15-vjeçaren Kamila Valieva do të vazhdojë apo jo të konkurrojë në Olimpiadën Pekin 2022 do ta marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë.
Dyshmet janë që patinatorja e talentuar kishte rezultuar pozitive me trimetazidinë, gjatë testimeve të zhvilluara dhjetorin e kaluar në kampionatin kombëtar në Rusi. Fjala është për një substancë e cila shërben për të kuruar problemet e zemrës me qarkullimin e gjakut, por që prej vitit 2015 është kategorizuar si doping.
Vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, në Lozanë. Nëse shpallet fajtore, fenomeni 15-vjeçar do të përjashtohet nga Lojërat Olimpike. Komiteti Olimpik Rus reagoi në mbrojtje të Kamila Valievës, duke deklaruar se sportistja ka kaluar disa testime anti-doping në periudhën nga 25 dhjetori 2021, deri në testet e zhvilluara në Pekin, përpara konkurimit.
KOHA JONË SONDAZH

