Inxhinieri kishte paralajmëruar para 3 vitesh shembjen e ndërtesës 12-katëshe në Miami

Shembja e godinës në Miami ka marrë jetën e katër personave ndërsa 159 të tjerë vijojnë të kërkohen nga ekipet. Një inxhinier konsulent paralajmëroi tre vjet para shembjes së ndërtesës se kishte prova të “dëmtimit të madh të strukturës” dhe shkatërrim të bollshëm në garazhin e parkimit nëntokësor, njoftoi New York Times të shtunën.

Një pjesë e madhe e ndërtesës 12-katëshe në periferinë e Miami-it në Surfside u shemb papritur të enjten ndërsa banorët ishin në gjumë. Shkaku mbetet ende i paqartë. Mësohet se në tarracën e ndërtesës po bëheshin punime, por zyrtarët thonë se nuk shohin mundësi që këto punime të kenë shkaktuar shembjen.

Të Premten, ndërsa shumë ekipet e kërkim-shpëtimit kërkonin nën rrënoja për trupa të tjerë, të afërmit nuk kishin ç’të bënin veçse të luteshin që të dilnin gjallë. U përdorën makina, dronë dhe duart e tyre për të kapërcyer rrënojat që kishin qenë Champlain Towers South, të afërmit e atyre që jetonin atje mund të bënin shumë pak por të luteshin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?