Ish-kryeministri pranon se ka tymosur kanabis me gruan

Ish-kryeministri i Britanisë, David Cameron pranon se vite më parë ka konsumuar kanabis me bashkëshorten e tij, Samantha-n. Sipas “Times”, Cameron ka sjellë ndërmend kohën kur ishte nxënës në shkollën Eton.

Ai rrëfeu se tymosi me një grup miqsh, përfshirë atë që vite më vonë do të ishte edhe bashkëshortja e tij. Sidoqoftë, Cameron refuzoi të përgjigjej kur u pyet nëse kishte marrë ndonjëherë ose jo kokainë.

Ish-kryeministri i Britanisë u takua me gruan e tij të ardhshme, e cila ishte një ish-shoqe e motrës së tij të vogël, Clare, në një festë familjare në Kalabria, 1992. Asokohe ajo ishte një student 21-vjeçare në Bristol, e ndërsa ai një 25-vjeçar i cili punonte si këshilltar për kancelarin e atëhershëm, Tory Norman Lamont.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?