FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ish-peshkopi që ka 27 gra, kundër legalizimit të poligamisë

I quajtur, ”Pasha”, Uinston Blakmor ka një familje me 27 gra dhe plot e përplot me 145 fëmijë. Ndoshta nuk është rast i parë por veçantia në këtë është se poligamia është një problem madh i Kanadasë,e cila nuk e mbështet legalizimin e poligamisë. Mediat raportojnë se ndaj tij pritet të ngrihet për të tretën herë akuza për poligami.

Më parë 59-vjeçari ka mbajtur rolin e  peshkopit në një kishe dhe është i mbështetet nga një grup njerëzish që besojnë te martesa me shumë gra.

Por vetë Blakmor thotë se legalizimi i këtyre lloj martesave do të bënte që gratë të shfrytëzoheshin. Ai vetë është arrestuar për poligami në vitin 2007, por më vonë akuzat ndaj tij u tërhoqën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Blakmor u akuzua sërish për poligami në vitin 2014, por ende nuk është caktuar një datë se kur ai duhet të dalë para trupit gjykues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?