Ishte 47-vjeç dhe ende beqar, prindërit masakrojnë regjisorin e njohur

Vetëm pse ishte 47-vjeç edhe ende beqar, një regjisor i njohur iranian që jetonte në Londër u vra në mënyrë brutale nga prindërit e tij, në një krim nderi, pasi ai u kthye në vendin e tij të lindjes.

Trupi i masakruar i Babak Khorramdin, u gjet në disa qese mbeturinash në qytetin e Ekbatan, në perëndim të Teheranit.

Sipas të dhënave, ngjarja e rëndë erdhi pas një debati të ashpër që Babak pati me babanë e tij për faktin që ishte i pamartuar. Autoritetet konfirmojnë se babai i regjisorit e pranoi krimin dhe faktin se e kishte copëtuar trupin e tij për ta hedhur më pas në plehra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babak u diplomua në Fakultetin e Arteve të Bukura në Universitetin e Teheranit, me një master për kinema. Për disa vite ai qëndroi në Londër për t’u kthyer më pas në Iran si pedagog.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?