ISIS godet bazën stërvitore, më shumë se 70 rekrutë të vrarë

Një sulm i armatosur i ISIS në një bazë stërvitore në kufirin midis Malit dhe Nigeris ka shkaktuar një masakër të vërtetë, vdekjen 71 rekrutëve.

Sipas autoriteteve në vend, numri i të vrarëve mund të shkojë në më shumë se 100. Ky është sulmi më i rëndë në historinë e vendit dhe vjen pas alarmit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se Nigeria po kthehet në një Afganistan për francezët.

Parisi zyrtar numëron në muajt e fundit rreth 20 ushtarë të vrarë nga sulmet terroriste në Afrikën Veriore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy javë më parë, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për rrëzimin e dy helikopterëve francezë në Mali, ku humbën jetën 13 ushtarë transalpin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?