ISIS merr përsipër sulmin terrorist me thikë në Londër
Grupi terrorist ISIS ka konfirmuar se sulmi me thikë në Urën e Londrës është kryer nga njëri prej luftëtarëve të tij, ku si pasojë mbetën të vrarë dy persona. Pavarësisht kësaj, grupi terrorist nuk ka dhënë ndonjë dëshmi rreth kësaj çështje.
Agjencia e lajmeve e ISIS-it, Amaq, raportoi të shtunën se ky sulm u krye si përgjigje ndaj thirrjeve të Shtetit Islamik për t’i shënjestruar shtetet që kanë qenë pjesë e koalicionit luftues kundër grupit xhihadist.
Sulmuesi Khan ishte pjesë e nëntë anëtarëve të një grupi terrorist që po planifikonte sulme në ndërtesën e këmbimeve të valutave.
KOHA JONË SONDAZH

