ISIS publikon “Listën e Vrasjeve” në rrjetet sociale
ISIS ka publikuar një listë me emrat e 43 personave të qeverisë amerikane që janë në shënjestër të Kalifatit.
E ashtuquajtura “Kill List” është publikuar në “Telegram” nga “United Cyber Caliphate”.
Grupi i hakerave përdor këtë aplikacion për përhapjen e propagandës së saj dhe së fundmi ka publikuar listën me emra të rëndësishëm të politikës amerikane.
Shërbimet sekrete amerikane janë vënë menjëherë në lëvizje dhe kanë bllokuar llogaritë e xhihadistëve.
Prej kohësh xhihadistët kërkojnë të përhapin propagandën e tyre dhe rekrutojnë xhihadistë përmes rrjetit, madje duke ofruar edhe shuma të mëdha për shërbimet që kërkojnë.
Sipas statistikave xhihadistët kanë më shumë se 46 mijë llogari online.

