Itali, 52 vjeçari shqiptar gjendet i varur në një pemë

Një ngjarje e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në Prato të Italisë.

Një 52 vjeçar shqiptar u gjetë i varur në një pemë në rrugën Marconi, Montemurlo.

Rreth orës 10 të mëngjesit në polici mbërriti një telefonatë për ngjarjen por kur autoritetet mbërritën në vend, shqiptari kishte ndërruar jetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Efektivët shprehen se pranë trupit të tij nuk u gjet asnjë shënim që shpjegonte gjestin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia thotë se po e heton rastin si një vetëvrasje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?