ITALI/ Fëmija 10 vjeç qëllon me thikë 7-vjeçarin sepse nuk i la biçikletën
E qëlloi me thikë sepse nuk deshi t`i jepte biçikletën. Ngjarja e rëndë ndodhi në Conversano, në Bari të Italisë dhe ka për protagonist dy fëmijë, 10 dhe 7 vjeç. Rindërtimet paraprake të ngjarjes tregojnë se fëmija më i rritur i ka kërkuar disa herë më të vogël që t`i jepte biçikletën, por ai ka refuzuar.
Kur i vogli u përpoq të largohej, 10-vjeçari e ka sulmuar dhe qëlluar me thikë në bark. Viktima, siç raporton Huffington Post, arriti të shkonte deri tek prindërit e tij që punonin aty pranë, të cilët e çuan me urgjencë në spital.
Fëmija është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i ati me të dalë nga spitali, shkoi menjëherë në polici ku bëri kallëzim penal. Agresori u identifikua si djali i një të dënuari të zonës.
KOHA JONË SONDAZH

