Italia regjistron numrin më të ulët të viktimave që nga fillimi i marsit
Italia regjistroi ditën e sotme 18 viktima si pasojë e koronavirusit. Ky është bilanci më i ulët i vdekjeve ditore që vendi regjistron që nga 1 marsi.
Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në vend, numri total i viktimave në vend rritet tashmë në 34,675. Ndërsa, numri total i rasteve aktive tashmë është 19,573, 1,064 raste më pak se ditë më parë.
Po ashtu, Italia regjistroi numrin më të ulët të pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv që nga shkurti. Në këtë repart ndodhen 115 pacientë, 12 më pak se një ditë më parë.
Brenda 24 orëve, vendi fqinj konfirmoi 113 raste të reja me Covid-19, ndërsa totali i të infektuarve rritet në 238,833.
KOHA JONË SONDAZH

