Italiani vrau me armë zjarri 26 vjeçarin shqiptar, dënohet 9 vjet burg dhe do paguajë 125 mijë euro gjobë

Më 14 dhjetor 2013 në Franzoni një 35-vjeçar italian qëlloi dhe vrau me armë zjarri një 26 vjeçar shqiptar i quajtur Eduard Ndoj, i cili sipas dosjes së gjykimit kishte shkuar për të grabitur në shtëpinë e tij.

“Unë nuk doja ta vrisja, ai po ma merrte pushkën nga duart e tij”, tha italiani i akuzuar për ngjarjen, teksa u dënua me 9 vite burg. Gjykata e Kasacionit konfirmoi dënimin e Shkallës së Parë dhe të Apelit. Ai do të kryejë dënimin në një burg në Brescia.

Hetuesit kanë një mendim tjetër: “Nuk pati asnjë zënkë dhe askush nuk po ia merrte atij armën”. Ishte një gjueti e vërtetë ndaj njeriut që zgjati dorë në një qytet të vogël të Brescia. Mirko Franzoni, pasi iu grabit shtëpia, shkoi në kërkim të hajdutit të armatosur me pushkë dhe e vrau, sipas gjykatësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas vendimit i gjithë qyteti i Serle mori pjesë në kërkim, aq shumë sa babai dhe vëllai i Franzoni janë nën hetim për dëshmi të rreme.

Swiss Digital Mobile Reklama
“Dëshmitarët” – është shkruar në fjalitë e shkallës së parë dhe të dytë – të gjykatës janë përpjekur në çdo mënyrë ta fshehin faktin se ata ishin takuar dhe argëtuar në prani të një trupi të pajetë.

Vendimi thotë se ata kishin kohë që ishin takuar dhe kishin diskutuar për atë që ndodhi duke përpunuar teorinë e aksidentit, i përcjellë më pas me telefon.

Thirrja për karabinierët sipas magjistratëve ka filluar një orë pas vdekjes së 26-vjeçarit. Për Franzonin ka si dënim edhe kompensimin që duhet të paguhet: 50 mijë euro secili për prindërit e viktimës, 25 mijë për vëllain e tij. Krahas llogarisë 125 mijë euro shtohen edhe 9600 euro kosto gjyqësore që burri nuk ka paguar ende.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?