Izolohen dy manastire, 59 murgesha të prekura

Dy manastire të qytetit metropolitan të Romës janë goditur nga Covid-19 dhe numri i murgeshave të prekura është 59. Manastiri i parë është ai Bijave të San Camillo në Grottaferrata, ndërsa i dyti është ai i Motrave anxhelike të San Paolo. Të dyja manastiret janë izoluar. “Murgeshat, të cilët kanë rezultuar pozitive pas testimit për koronavirus kanë qëndruar gjatë të gjithë kohës në manastir. Nuk ka asnjë zonë të kuqe për qytetin”, tha prefekti i Grottaferrata, Luciano Andreotti.

Në manastrin Bijat e San Camillo në Grottaferrata 40 murgesha kanë rezultuar positive ndaj testimit për koronavirus, ndër to njëra është shtruar në spital. Andreotti ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë pasi murgeshat janë duke u mbajtur brenda manastrit të tyre. Sipas disa burimeve, bëhet më dije, se disa murgesha shërbenin dhe në institucione të tjera.

Një nga murgeshat e manastirit të Figlir di San Camillo tha, “As ne nuk e dimë çfarë të bëjmë, edhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë po ndodh, jemi duke marrë shumë telefonata dhe kryemurgesha është shumë e zënë duke menaxhuar situatën. Por ne jemi mirë, shpresojmë të japin një njoftim kur situata të bëhet pak më e qartë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?