Izrael – Varrimi i Shimon Peres mbledh liderët botërorë në Jeruzalem
Dhjetra liderë botërorë janë mbledhur në Izrael për të kryer homazhe për Shimon Peres, i cili u nda nga jeta të mërkurën e 28 shtatorit në moshën 93 vjeçare
Funerali shtetëror mbahet në Jerusalem ndërsa masat e sigurisë janë shumë të larta.
Mes personaliteteve do të jetë dhe lidëeri palestinez Mahmud Abas i cili do të vizitojë Izraelin për herë të pas pas 2010
Faqja izraelite e lajmeve Haaretz,informon se vetë lideri palestinez ka kërkuar të jetë në ceremoni.
Një zyrtar palestinez tha se Abas do të dërgojë një mesazh të fortë Izraelit se Palestinezët janë për paqe dhe vlerësojnë përpjekjet e një njeriu të paqes si Shimon Peres.
Edhe presidenti Barak Obama ndodhet në funeral.
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri izraelit pësoi një goditje të rëndë në tru më 13 shtator dhe vdiq në spitalin e Tel HaShomerit.


KOHA JONË SONDAZH

