Izraeli ndalon ”terapinë e konvertimit”, ministri: Orientimi seksual s’është problem që duhet trajtuar
I njohur si një nga vendet pro komunitetit LGBT, Izraeli ka ndaluar terapitë që kanë pasur qëllim “shërimin” e homoseksualitetit. Urdhri përfshin edhe ndëshkime për ata që janë përfshirë në “abuzime serioze të komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor)”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Nitzan Horowitz.
”Orientimi seksual nuk është problem që ka nevojë për trajtim. ”Terapitë e konvertimit” nuk janë trajtime”, ka shkruar Horowitz.
Në dekadat e fundit, Izraeli është bërë më tolerant ndaj homoseksualitetit. Qyteti bregdetar, Tel Aviv konsiderohet pjesërisht liberal. Çiftet e gjinisë së njëjtë nuk mund të martohen.
KOHA JONË SONDAZH

