Izraeli ofron dozën e katërt të vaksinës për të moshuarit dhe stafin shëndetësor

Izraeli është bërë shteti i parë në botë që ofron dozën e katër të vaksinës kundër koronavirusit për personat mbi 60 vjeç dhe punëtorët shëndetësorë. “Tani kemi një tjetër shtresë mbrojtëse”, ka thënë kryeministri izraelit, Naftali Bennet më 2 janar.

“Izraeli do të jetë edhe një herë në krye të përpjekjeve globale për vaksinim”. Më 30 dhjetor 2021, Izraeli ka autorizuar dhënien e dozës së katërt të vaksinës për personat me sistem të dobët imunitar.

Izraeli ka qenë vendi i parë që ka ofruar edhe dozën e tretë të vaksinës për popullsinë e përgjithshme, vendim që është ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende në Evropë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një numër shtetesh janë duke shqyrtuar mundësinë e ofrimit të dozës së katërt për personat më të moshuar apo ata me imunitet të dobët, teksa shtohen të dhënat se efikasiteti i vaksinës bie pas një kohe.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?