FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Jam shtatzënë, brenda meje rritet fëmija Jezus”

9 muajshe shtatzënë, rrëfimi i adoleshentes se po mban në barkun e saj foshnjen Jezus, ka shkaktuar një debat të madh. Haley 19 vjeçe me një bark të rrumbullakët por që të gjitha testet e shtatzënisë së saj kanë rezultuar negative.

 

Ajo është e bindur se është gati për të lindur, madje ajo i kishte thënë edhe doktorit: “Unë jam shtatzënë dhe ai është Jezusi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëna e vajzës, e ka quajtur atë si “gënjeshtare të pandreqshme” që ka tendencë për të besuar në gjëra të çuditshme dhe jo të vërteta. “Herën e parë që e kam dëgjuar të thotë se në barkun e saj ishte Jezu Krishti mendova se ajo e kishte humbur mendjen e saj”, tha Kristi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Haley pohon se është gati të lindë një djalë duke shpërfillur edhe rezultatet e testit të shtatzënisë.

“Familja ime, miqtë e mi, pastorët në kishë nuk besojnë se unë jam shtatzënë, por unë e di që është Jezusi. Kur ta lind fëmijën tim askush nuk do ta mohojë atë sepse është shpëtimtari im. Isha duke fjetur një natë kur fëmija im lëvizi duke grushtuar në pjesën e poshtme të stomakut tim dhe madje gjuajti edhe me shkelma dhe mund ta ndjej madje edhe kokën e tij në bark”, shtoi Haley.

Nëna e saj deklaron se Halezy është diagnostikuar me skizofreni paranoide.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?