Jelekëverdhët lajmërojnë marshimin gjigant

Dhjetëra mijëra protestues antiqeveritarë do të rikthen sërish në protesta. Ata kanë paralajmëruar se do të bllokojnë rrethrrotullimet në zonat rurale e do të marshojnë, nëpër qytete këtë fundjavë për të shënuar përvjetorin e parë të njërës prej lëvizjeve protestuese më të pazakonta dhe afatgjata në historinë franceze. Vitin që shkoi, mijëra franceze veshën xhaketat fluoreshente e dolën ta tregonin nëpër rrugë zemërimin për rritjen e taksave të karburantit; ky zemërim më pas do t`u jepte jetë një lëvizjeje më të gjerë që ka lënë gjurmë në politikën franceze. Protestat e detyruan qeverinë të njoftonte miliarda euro zbritje të taksave, por tubuesit ende këmbëngulin se këto masa nuk ishin të mjaftueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?