Joe Biden viziton Europën javën që vjen, por jo Ukrainën
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka bërë të ditur se presidenti Joe Biden përkundër thirrjeve të Kievit zyrtar nuk ka ndërmend të udhëtojë drejt Ukrainës këtë javë që vjen, teksa ai do të vizitojë Brukselin për të marrë pjesë në samitin për Evropën.
“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimit të botës në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka në plan që të udhëtojë drejt Ukrainës”, tha ajo në një postim në Twitter.
Ndërkaq, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield ka hedhur dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë.
KOHA JONË SONDAZH

