FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Johnson: Dalja nga BE-ja, jo proces i përjetshëm

Procesi i daljes së Britanisë së Madhe (BM) nga BE-ja nuk duhet të zgjasë pafundësisht, vlerësoi sot ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson, duke theksuar se ka ende shumë punë para se të fillojë procesi i ndarjes.

“Sipas rrethanave nuk mund të fillojmë para Krishtlindjeve”, deklaroi ministri në emisionin politik, “The Andrew Marr show”, në kanalin televiziv BBC, i pyetur mbi aktivizimin e nenit 50 të Traktatit të Lisbonës që do të sjellë formalisht ndarjen nga BE-ja.

“Mendoj se kemi shumë punë për të bërë për të rregulluar gjërat dhe është ajo që po bëjmë. Por pas kësaj, sikurse ka thënë me të drejtë kryeministri, ky proces nuk duhet të jetë i përjetshëm”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivizimi i nenit 50 është një parakusht për të filluar bisedimet mes Londrës dhe Brukselitë mbi kushtet e daljes së BM-së nga BE-ja dhe marrëdhëniet e tyre të ardhshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?