Johnson merr një tjetër goditje, ministrja Amber Rudd jep dorëheqjen
Amber Rudd, ministrja e Punës dhe Pensioneve në Britani të Madhe, ka dhënë dorëheqjen jo vetëm si ministre, por edhe nga drejtimi i Partisë Konservatore, duke theksuar se nuk mund të qëndronte në detyrë ndërsa anëtarët dhe deputetët konservatorë janë përjashtuar nga partia.
Rudd tha se nuk beson më që largimi nga Bashkimi Evropian me marrëveshje është objektivi kryesor i qeverisë. Lajmin e dorëheqjes ministrja e njoftoi përmes Twitter-it, ku theksoi se për vendimin kishte njoftuar edhe vetë Boris Johnsonin. Rudd, shkarkimin e 21 deputetëve konservatorë e quan si sulm ndaj demokracisë dhe vandalizëm politik.
Në letrën zyrtare të dorëheqjes, Rudd shkruan se iu bashkua kabinetit qeveritar në mirëbesim, duke mos e pranuar opsionin e “Brexit pa ujdi”.
I have resigned from Cabinet and surrendered the Conservative Whip.
I cannot stand by as good, loyal moderate Conservatives are expelled.
I have spoken to the PM and my Association Chairman to explain.
I remain committed to the One Nation values that drew me into politics. pic.twitter.com/kYmZHbLMES
— Amber Rudd MP (@AmberRuddHR) September 7, 2019
KOHA JONË SONDAZH

