Juncker mesazh Trumpit: Përpjekjet e SHBA për të ndarë BE-në në tregti “janë të kota”

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndarë BE-në në tregti “janë të kota”.

Juncker e dha këtë mesazh për presidentin amerikan, Donald Trump, në prag të udhëtimit të tij në Uashington, javën e ardhshme.

Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, Juncker tha se do të përpiqet ta bindë Trumpin që t’i heqë tarifat mbi importet nga Evropa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Bashkimi Evropian dhe tregu i tij i vetëm janë të pandashëm”, tha Juncker, i pyetur për ofertën e presidentit amerikan për marrëveshje dypalëshe.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjitha përpjekjet për të ndarë evropianët janë të kota”, tha Juncker.

Trump ka vënë taksë 25% mbi importet e çelikut dhe 10% në alumin, në muajin mars, por ka bërë përjashtime të përkohshme për BE-në dhe disa partnerë të tjerë tregtarë, derisa bisedimet kanë vazhduar.

Këto përjashtime janë hequr në fillim të qershorit, duke nxitur tarifa hakmarrëse nga BE-ja.

Trump ka thënë se po shqyrton vendosjen e tarifave edhe mbi makinat evropiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?