Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 11:48 Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka theksuar ditën e sotme se maskimi dhe largimi nga vendngjarja nuk mund ta fshehin përgjegjësinë përpara ligjit, duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KAS lë në fuqi mandatin e Kreshnik Hajdarit, PD: Do ta çojmë çështjen në çdo shkallë gjyqësori

Aktualitet E hënë, 31 Gusht 2026 15:48
KAS lë në fuqi mandatin e Kreshnik Hajdarit, PD: Do ta çojmë çështjen në çdo shkallë gjyqësori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), më 27 gusht la në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, duke i lejuar Kreshnik Hajdarit të vijojë mandatin si kryetar i Bashkisë së Kuçovës. Në një deklaratë për mediat, sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Marash Logu, e cilësoi vendimin e KAS si një “goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës” dhe një përpjekje për të zhbërë Ligjin për Dekriminalizimin.

“Vendimi i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) për të lënë në fuqi mandatin e kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, përbën një goditje të rëndë të shtetit të së drejtës dhe një cenim të drejtpërdrejtë të besimit të qytetarëve ndaj institucioneve e votës së lirë. Partia Demokratike e konsideron këtë vendim si një përpjekje të hapur për të asgjësuar frymën dhe germën e Ligjit për Dekriminalizimin (Ligji nr. 138/2015).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky ligj u miratua si një garanci jetike për të pastruar administratën dhe pushtetin vendor nga personat me të shkuar penale dhe për të mbrojtur integritetin e zyrave publike. Pasi Gjykata e Posaçme (SPAK) e deklaroi fajtor dhe e dënoi zyrtarin e Partisë Socialiste për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, mbajtja e tij në detyrë përmes akrobacioneve juridike është e pambrojtshme.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm, ku fshehja e të dhënave penale dhe mashtrimi i institucioneve shtetërore e zgjedhore jo vetëm që nuk ndëshkohen me largim nga detyra, por tolerohen publikisht. Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të interpretohen me dy standarde për të mbrojtur interesat politike të pushtetit. Qytetarët e Kuçovës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë të përfaqësohen nga zyrtarë që respektojnë ligjin, jo nga individë që e shkelin atë dhe që qëndrojnë në zyra falë vendimeve të njëanshme.

Mund t'ju interesojë

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pas...

Para 17 minutash
Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhetin 2027

Ministri Jaupaj: 1 miliard lekë investime për infrastrukturën mjedisore në projektbuxhe...

Para 28 minutash
Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe Lulzim Berishën

Dosja e bujshme e krimit të organizuar! SPAK jep pretencën për Emiljano Shullazin dhe L...

Para 1 ore

Partia Demokratike deklaron se kjo betejë për ligjshmërinë dhe dinjitetin e votës do të vazhdojë në të gjitha shkallët e mbetura të gjyqësorit. Ne mbetemi të palëkundur për të mbrojtur standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nga çdo element që deformon vullnetin e sovranit”,-tha Logu për mediat.

Etiketat e lidhura

Kreshnik HajdariPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!
Para 1 minute

Ministri Demo: Maska nuk të fsheh nga ligji!

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi
Para 7 minutash

Maran bën një gjest të veçantë, hap dyert e stërvitjes së Kombëtares për tifozët kuqezi

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore
Para 17 minutash

Formacioni më i mirë i javës së 11-të në Abissnet Superiore

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan
Para 17 minutash

Dy aksidente në akset e Fierit: plagosen drejtuesi i motomjetit në Libofshë dhe një pasagjere në Levan

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 15 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
8 Nëntor 2026, 10:26

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi për ditën e sotme, 9 nëntor 2026

4 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 22 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.