VIDEO/ Taulant Balla në Kavajë: Rritja e prodhimit vendas, prioritet për ekonominë shqiptare

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, vizitoi kompaninë “Chicken Farm” në Kavajë, një nga sipërmarrjet e rëndësishme në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit të pulës.

Gjatë vizitës, Balla u njoh nga afër me aktivitetin e kompanisë, e cila punëson dhjetëra punonjës dhe operon me teknologji moderne, duke garantuar standarde të larta në të gjithë zinxhirin e prodhimit. Përfaqësuesit e biznesit shpjeguan se procesi i rritjes së shpendëve, ushqimi, ajrimi, ngrohja, ftohja dhe përpunimi realizohen përmes sistemeve të automatizuara, ndërsa pajisjet kryesore janë të teknologjisë italiane.

Balla vlerësoi investimin dhe standardet e krijuara në fermë, duke theksuar se zhvillimi i prodhimit vendas është një nga prioritetet kryesore për ekonominë shqiptare. “Me mbylljen në shtator të importeve nga Brazili, prodhimi vendas i mishit të pulës duhet të marrë një hov të ri. Sipërmarrjet shqiptare duhet të rrisin kapacitetet prodhuese, në mënyrë që konsumatorët të kenë sa më shumë produkte “Made in Albania””, u shpreh Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e kompanisë, u diskutua edhe projekti për ndërtimin e një thertoreje të re sipas standardeve të Bashkimit Europian. Balla theksoi se programet e reja të mbështetjes financiare të qeverisë janë një mundësi konkrete për bizneset prodhuese që synojnë zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e investimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai garantoi mbështetje dhe orientim për aplikimin në skemat financiare që synojnë forcimin e sektorit agro-ushqimor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg. Vizita në “Chicken Farm” u konsiderua një shembull i bashkëpunimit mes institucioneve dhe sipërmarrjes private për të nxitur prodhimin vendas, punësimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?