Ka një fushatë dezinformuese, ku Rusia kërkon të shpallë dorëzimin e Kievit

Rusia kërkon me çdo kusht që Kievi zyrtar të dorëzohet. Qeveria e Ukrainës beson se Rusia është duke përgatitur një fushatë masive dezinformimi me anë të së cilës do të shpallë se figura të larta ushtarake dhe politike janë dorëzuar.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov tha se fushata do të përfshijë dokumente të rreme dhe pamje të modifikuara për të zhvendosur hequr vëmendjen nga përpjekjet deri tani të pasuksesshme të Rusisë për të rrëzuar qeverinë e Ukrainës.

“Për të konfirmuar këtë informacion të rremë, do të shpërndahen dokumente false gjoja të nënshkruara dhe video të rreme për të shpallur rënien e Kievit”, tha Reznikov.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?