Kandidatja që tremb pushtetin e ”diktatorit të Europës”

Svetlana Tikhanovskaja kaloi shumë shpejt nga nënë shtëpiake në një prej grave më të fuqishme të vendit të saj, Bjellorusi. Rritja e 37-vjeçares kaq qenë po aq e shpejtë sa ç’dukej e pamundur, pasi në muajin maj nuk e njihte njeri.

Gjithçka ndryshoi kur bashkëshorti i saj, Sergei Tikhanovsky, një bloger i njohur, u arrestua nga policia dhe nuk u lejua që të kandidonte në zgjedhje. Tikhanovskaja po sfidon presidentin Lukashenko, i cili ka 26 vite në pushtet, duke marrë nofkën “diktatori i fundit në Europë”.

Tikhanovskaja, një ish-përkthyese dhe nënë shtëpiake për 10 vitet e fundit, ka fituar mjaft pikë sa për t’u bërë kërcënim për presidentin. Ajo ka arritur të mbledhë me mijëra njerëz në protesta, edhe pse bëhet fjalë për një vend ku njerëzit kanë frikë ta shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë, për shkak se regjimi njihet për burgosjen e kudnërshtarëve politkë dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që i ka zemëruar njerëzit më shumë ka qenë dhe menaxhimi që i është bërë krizës së Covid-19. Fillimisht ai mohoi ekzistencën, më pas tha se mund të luftohej me vodka e me sauna, dhe arriti deri aty sa fajësoi viktimat që po vdisnin. Ajo është e bindur që në Bjellorusi do të ketë ndryshim dhe se ajo nuk mbështet protestat e dhunshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?