Katastrofa në Beirut, më shumë se 70 viktima e 3,700 të plagosur

Më shumë se 70 persona kanë humbur jetën dhe 3,700 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit tragjik në kryeqytetin e Libanit.

Lajmin e ka dhënë ministria e Shëndetësisë në vend.

Nga ana tjetër, presidenti i Libanit ka kërkuar që në vend të shpallet për dy javë gjendja e emergjencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Michel Aoun thirri po ashtu një mbledhje emergjente të kabinetit që do të mbahet të mërkurën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një reagim të bërë në Twitter, presidenti shkruan se “ ishte e papritur që 2,750 tonë nitrat amoniumi që u ruajt në depo për gjashtë vjet pa masa sigurie ndërsa u zotua se ata që janë përgjegjës do të përballen me “dënimet më të ashpra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?