Këngëtarja e pastrehë mban koncertin e parë (VIDEO)

Turma shpërtheu në duartrokitje teksa Emily Zamourka u ngjit në skenë. ”Nuk kisha shumë kohë për t’u përgatitur”,-tha ajo për njerëzit e mbledhur për të festuar në San Pedro për eventin “Little Italy” (festë përkujtimore e organizuar nga emigrantët italianë). “Kështu do të këndoj këngën që këndova në metro, mirë?”. Emily interpretoi arien e kompozitorit italian Giacomo Puccini, ”O mio babbino caro” dhe u duartrokit nga të pranishmit.

Producenti Joel Diamond, i nominuar për Grammy, i ofroi 52-vjeçares një kontratë për të regjistruar në studion e tij. ”Historia e Emily-së është një nga ato histori ku ëndrrat bëhen realitet”,-tha Diamond për CNN. “Dhe unë nuk mund t’ia kthej kurrë shpinën një ëndrre”. Përveç kontratës, një qendër për mbrojtjen e grave i ka ofruar Emily-s ndihmë për të gjetur një banesë, ndërkohë që në GoFundMe janë grumbulluar më shumë se 74,000 dollarë në ndihmë të 52-vjeçares.

Përpara se emri i saj të qarkullonte kudo nëpër rrjete sociale, Emily ishte vetëm një nga 60,000 njerëzit e pastrehë që flinte rrugëve të Los Angeles-it. Në fund të shtatorit, një video e postuar nga Departamenti i Policisë së Los Angeles, e ktheu 52-vjeçaren në fenomenin e momentit. ”Katër milionë njerëz e quajnë Los Angeles-in shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra”, shkroi faqja e policisë. ”Ndonjëherë thjesht duhet të ndalesh dhe të dëgjosh njërin prej tyre, të dëgjosh diçka të bukur”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?