Këngëtarja kritikë ndaj Trampit: Është i rrezikshëm
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ka përfshirë në debat dhe artistë të cilët kanë influencë tek votuesit me qëndrimet e tyre. E fundit që ka folur pikërisht për këto zgjedhje për shtëpinë e bardhë dhe për kandidatët, është artistja Sher. Ajo është shprehur se, “Nuk e di sesi ka arritur ku njeri të bëhet kandidat, është kaq i rrezikshëm”.
Në fjalimin e saj në samitin “Një botë e re”, e mbajtur në Ottawa të Kanadasë, këngëtarja duhej të përqendrohej te të drejtat e kafshëve, por ajo derdhi një lumë kritikash për Trampin.
“Ajo çfarë Tramp i sjell vendit tim është fanatizmi, mosbesimi dhe një lloj supremacie ndaj grupimeve të caktuara. Përveç të tjerave, edhe gënjen shumë. Është i paparë, e thotë një gjë dhe pastaj kur t’i kthehesh ta verifikosh, e kupton se çfarë mjeshtri është me gënjeshtrat që i shet për të vërteta. Mund të vazhdoj pafund me këtë subjekt sepse jam e traumatizuar nga ky person”, tha 70-vjeçarja.
Këngëtarja nuk ngurroi të qortonte edhe Hillari Klintonin për të cilën tha se e ka djallosur në disa raste. “Por Hillarin kam kohë që e njoh. Ajo vërtet është politikane, ama unë e di që do të bëjë më të mirën e mundshme nëse zgjidhet presidente sepse e kam parë që mundohet shumë për njerëzit”, u shpreh Sher.
KOHA JONË SONDAZH

