Kërcënon Erdogan: Do të mbyllim dy bazat ushtarake të SHBA në Turqi

Pas shumë dekadash bashkëpunimi ushtarak, Turqia ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i mbyllë një nga “portat” më të rëndësishme në Lindjen e Mesme: Bazën e Incirlikut.

Në një intervistë televizive, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë se është i vendosur të sfidojë jo vetëm fqinjët e tij me zgjerimin e sovranitetit detar, por edhe SHBA-në, duke paralajmëruar se Ankaraja mund të mbyllë dy baza ushtarake ku janë të vendosura trupat amerikane.

“Ne do të diskutojmë me të gjitha delegacionet tona dhe nëse është e nevojshme, do të mbyllim edhe Incirlikun dhe Kurecikun “, tha Erdogan, duke dërguar kështu një mësazh alarman në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dyja këto baza kanë një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Pentagonin, pasi i ofrojnë qasje në Lindjen e Mesme, por edhe Mesdhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Planet për vendosjen e raketave në Turqi nga ish-presidenti Kennedi ishin në fakt edhe “shkëndija” që ndezi krizën e raketave në Kubë, duke bërë që Rusia të çonte raketat në brigjet i ishullit komunist. Por pavarësisht konfrontimit të ashpër më Rusinë, që nga viti 1962 trupat amerikane u vendosën në Incirlik, për të mos u larguar më nga Turqia. Pra, çfarë e shtyu presidentin turk të kërcënonte me mbylljen e një baze që ka një rëndësi kaq të madhe strategjike dhe historike?

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Gazeta Si, 2019
Kësaj radhe “shkëndija”duket të ketë qenë rezoluta e Senatit Amerikan për njohjen e gjenocidit armen në 1915. Presidenti turk e cilësoi këtë rezolutë si “plotësisht të papranueshme “, duke paralajmëruar se “është shumë e rëndësishme për të dy palët që SHBA-ja të mos ndërmarrë vendime nga të cilat nuk mund të bëjë hap pas”.

“Na vjen keq që polarizimi brenda jetës politike amerikane ka pasoja negative për ne dhe se disa grupe po keqpërdorin zhvillimet e vendit tonë për interesat e tyre, në mënyrë që të dobësojnë pozicionin e presidentit Trump”, shtoi Erdogan.

Por paralajmërimi i tij ka alarmuar Uashingtonin. Disa orë pas intervistës së presidentit turk, zëdhënësi i Pentagonit doli në një deklaratë duke komentuar mbylljen e mundshme të bazave ushtarake të Incirlikut dhe Kurecikut.

“Ne e shohim statusin e forcave tona të armatosura në Turqi si simbolin e dekadave të tëra të bashkëpunimit dhe përkushtimit me një aleat strategjik si Turqia, duke punuar edhe për ta mbrojtur atë nga kërcënimet e jashtme,” tha një zëdhënësi i Pentagonit, duke e lidhur këtë vendim edhe me marrëveshjen për blerjen e raketave ruse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?