FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kerry: Armëpushimi në Siri vijon

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry pohoi sot se armëpushimi në Siri vijonte të ishte ende në fuqi.

Lufta në Siri ka ”pushtuar” Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, pas njoftimit sipas të cilit ushtria e regjimit të Damaskut e pezulloi dje procesin e armëpushimit, i nënshkruar një javë më parë nga SHBA-ja dhe Rusia.

Bombardimet kanë nisur sërish duke patur si objektiv një autokolonë humanitare pranë Alepos ku u regjistruan 40 të vdekur, një fakt që tronditi komunitetin ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Armëpushimi nuk është pezulluar”, deklaroi shkurtimisht Kerry në dalje të një takimi me tensione të larta të Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (GISS, 23 shtete dhe organizata ndërkombëtare) e kryesuar nga Kerry dhe homologu rus, Sergei Lavrov.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte një takim mjaft i tensionuar, atmosfera ishte e rënduar. A ekziston ende ndonjë mundësi ? Nuk jam në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por do të bëjmë ç’është e mundur për të ruajtur armëpushimin”, u shpreh kreu i diplomacisë franceze, Jean-Marc Ayrault.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?