Kievi i rrethuar nga Rusia, Klitschko thirrje qytetarëve: Situata kritike, por do të mbijetojmë!

Ish kampioni i botës në boks, tashmë kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko është bashkuar ushtrisë së Ukrainës për të mbrojtur vendin ndaj pushtimit rus. Në një video të postuar në faqen e tij në Instagram, ai ka dhënë një mesazh për popullin e tij.

“Të dashur miq! Situata jonë është e komplikuar. Armiku është në dalje të kryeqytetit. Forcat tona të armatosura po luftojnë heroikisht për vendin tonë. Jemi përgatitur që të mbrojmë Kievin. Janë vendosur barrikada dhe postblloqe në qytet. I kujtoj njerëzve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos dalin kur nuk është e nevojshme. Jini në strehime kur bie alarmi. Transporti publik është i limituar deri në orën 19:00.

Duke filluar që në orën 20:00, do të ndalohet lëvizja. Vetëm mjetet me leje speciale nga ushtria do të lejohet të lëvizë nëpër Kiev. Mbyllja zgjat deri në orën 7 të mëngjesit. Situata është kritike. Armiku do të marrë zemrën e qytetit, por ne do të luftojmë dhe nuk do të dorëzohemi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua të falënderoj forcat e armatosura. Të dashur njerëz, mos t’ju zërë paniku. E ardhmja e popullit tonë do të jetë vetëm me njerëz të fortë, me patriotë të vërtetë. Me ata që po e tregojnë tani karakterin e tyre. Së bashku do të mbijetojmë. Rroftë Ukraina!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?