Kina akuzon shkrimtarin australian për spiunim

Shkrimtari kinez-australian, Yang Hengjun, u akuzua për spiunim në Kinë, pasi kaloi disa muaj në paraburgim. Ministria e Jashtme e Australisë tha se qytetari i saj po mbahet në Pekin qysh në janar në “kushte të ashpra”.

“Kemi shqetësime për mirëqenien e Yangut dhe për kushtet në të cilat po mbahet”, tha ministrja e Jashtme e Australisë, Marise Payne. Avokati i Yangut, Rob Stary, tha se aktakuza nuk e saktëson se në emër të kujt dyshohet se ka spiunuar klienti i tij.

“Na është thënë se ka të bëjë me aktivizmin e tij pro demokracisë”, tha avokati. Yang, 53 vjeç, ndiqet shumë në Kinë për shkak të artikujve të tij pro demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është ish-diplomat kinez, i cili është bërë qytetar australian në vitin 2002. Yang është zhdukur në janar pasi ka mbërritur në Guangzhou nga Nju Jorku. /Rel/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?