FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kina e shqetësuar për deklaratat e Trumpit ndaj Tajvanit

Geng Shuang, tha se komentet e Trumpit në një intervistë televizive gjatë fundjavës kanë rritur mundësinë që raportet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cenohen seriozisht

Zyrtarët kinezë kanë shprehur shqetësime serioze për shkak të deklaratës së presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump se do të marrë në konsideratë marrëdhëniet e SHBA-së me Tajvanin.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Geng Shuang, tha të hënën se komentet e Trumpit në një intervistë televizive gjatë fundjavës kanë rritur mundësinë që raportet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cenohen seriozisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Geng tha se politika e “një Kinë” ishte baza politike e marrëdhënieve SHBA-Kinë. Kina e konsideron Tajvanin pjesë përbërëse të territorit të saj dhe çfarëdo raporti ndaj qeverisë së Tajvanit e konsideron ofendim të rëndë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump të dielën në stacionin televizi Fox tha se nuk është i lidhur për politikën “një Kinë” përveç nëse me Kinën nuk bën marrëveshje e cila do të ndërlidhet edhe në gjërat tjera si tregtia.-AA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?