Kina “hakmerret”, merr kontrollin e konsullatës amerikane

Kina nuk harron dhe pas dy ditësh “hakmerret” ndaj veprimeve të autoriteteve amerikane që hynë në ambientet e konsullatës së saj në Houston, nën akuzën se ishte bazë e një rrjeti spiunazhi.

Mëngjesin e së hënës, autoritetet kineze kanë marrë kontrollin e konsullatës amerikane në Chengdu, personelin e së cilës e kishin lajmëruar më herët që duhej të largohej. Ngjarja u ndoq nga qindra qytetarë kureshtarë, të cilët panë forcat e policisë të hynin nga dera kryesore e godinës së konsullatës amerikanë në provincën e Sichuan.

Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara janë përkeqësuar ndjeshëm përgjatë vitit të fundit, për shkak të luftës tregtare, pandemisë së koronavirusit dhe kritikat e Uashingtonit ndaj Pekinit për kufizimin e lirive në Hong Kong dhe Xinjiang.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?