Kina i bën apel për çarmatim, Koreja e Veriut teston motorë raketash balistike

Kina u ka bërë thirrje SHBA-së dhe Koresë së Veriut që të shmangin tensionet duke e zgjidhur politikisht çështjen e çarmatimit bërthamor.

Ministria e Jashtme kineze komentoi deklaratat e Uashingtonit për mundësinë e ndërhyrjes ushtarake por edhe të dhënat e ambasadorit koreano-verior në OKB se vendi nuk do tërhiqet nga programi atomik.

Shpresojmë që dy palët t’i qëndrojnë me durim dialogut dhe konsultimeve, dhe të arrijnë sa më shpejt progres për ngërçin aktual,”

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dielën, Koreja e Veriut dyshohet se testoi motorin e një rakete të re me rreze të gjatë, në një lokacion që Pheniani ishte zotuar se do ta shkatërronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se pala tjetër nuk po i përmbahet marrëveshjes që ai firmosi me liderin koreano-verior një vit më parë.

Kim Xhong-un është shumë inteligjent dhe ka shumë, madje gjithçka për të humbur, nëse vepron armiqësisht. Atij nuk i intereson të prishë raportet e veçanta që ka me presidentin e Shteteve të Bashkuara. Koreja e Veriut duhet të çarmatoset siç premtoi. NATO, Kina, Rusia, Japonia dhe e gjithë bota janë unikë në këtë pikë,” u shpreh Trump në “Twitter”.

Një zyrtar i Phenianit reagoi, duke e cilësuar Trumpin “plak të vjetër, të paduruar”, teksa i quajti komentet të papërshtatshme dhe të rrezikshme dhe i bëri thirrje Kim Xhong-un se mund të ndryshojë qëndrim ndaj tij.

Vendi i ka lënë afat Uashingtonit deri në fund të vitit që të shpëtojë negociatat për çarmatim, duke adresuar fillimisht çështjen e sanksioneve që kanë rënduar ekonomikisht regjimin komunist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?