Kinë-SHBA, shkëmbejnë akuza për koronavirusin
Presidenti Donald Trump i është referuar për herë parë koronavirusit COVID-19 si “virusi kinez”. Kjo gjë ka krijuar tension mes dy ekonomive më të mëdha botërore pasi fajësojnë njëra-tjetrën për pandeminë.
“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin këto industri, si linjat ajrore dhe të tjerat, të cilat janë veçanërisht të prekura nga virusi kinez”, shkruante Trump në Tëitter. Më herët, Presidenti amerikan e pati quajtur sëmundjen si një “virus i huaj”.
Që pas përhapjes së COVID-19 në Kinë, SHBA dhe rreth botës, të dy vendet kanë hedhur akuza mbi origjinën e saj. Tensionet vijnë pas përplasjeve të dy ekonomive më të mëdha të botës që variojnë që nga tregtia, konkurrenca ushtarake deri tek pajisjet e Huaëei-t.
Ministri kinez për Punët e Jashtme, Geng Shuang, tha gjatë një konference se komenti i Trump njëllos Pekinin.
“Jemi shumë të inatosur dhe e kundërshtojmë me forcë. Shtetet e Bashkuara duhet të korrigjojnë gabimin dhe të ndalojnë së sulmuari pa arsye Kinën”, tha ai.
Javën e kaluar një zëdhënës i ministrisë së Jashtme kineze hodhi teorinë konspirative se ushtria amerikane ka pasur rol në shpërndarjen e virusit.
“Çdo skemë për të njëllosur Kinën do të dështojë, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar interesin e Kinës do të kundërshtohet me vendosmëri”, i tha zëdhënësi Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo gjatë një bisede telefonike.
Pas kësaj, Pompeo i tha një diplomati kinez se administrata Trump e kundërshton me forcë përpjekjet e Kinës për ta zhvendosur fajin tek SHBA-të.
“Kjo nuk është kohë për të shpërndarë keqinformacione dhe thashetheme, por të gjitha vendet duhet të bëhen bashkë kundër këtij kërcënimi të përbashkët”, mësohet të jetë shprehur Pompeo.
KOHA JONË SONDAZH

