FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kinë, të paktën 6 të vdekur pas kalimit të një stuhie tropikale

Tajfuni Nepartak, i shndërruar në stuhi tropikale përfshiu dy ditë më parë Kinën Lindore duke regjistruar 6 të vdekura dhe tetë të zhdukur në vend, raportuan sot mediat shtetërore. “Mbërritja e stuhisë Nepartak, që dy ditë më parë goditi ishullin e Tajvanit shënoi një të vdekur dhe rreth 300 të plagosur, duke përfshirë gjerësisht territorin e Kinës, me rreth 230.000 persona të evakuuar”, sipas autoriteteve të provincës së Fujian (lindje).

Pavarësisht intensitet mjaft të ulët të lëvizjes, stuhia shkaktoi shira të rrëmbyeshëm në rajon, pamjet e postuara në rrjetet sociale paraqesin përmbytje masive shiu dhe balte, automjete të zhytura deri tek pjesa e pjesa e pasqyrës në baltë dhe ndërtesa të përfshira nga vërshimi i ujit.

“Më shumë se 200.000 banorë në 10 qytete kineze janë evakuuar përkohësihst, ndërsa më shumë se 1.900 shtëpi janë shkatërruar”, bëri të ditur agjencia zyrtare Hsinhua duke iu referuar të dhënave të përditësuara të Ministrisë së Çështjeve Civile, dje në mbrëmje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?