Kolegia krahason spikerin me ngjyrë me një gorillë në transmetim direkt
Një spiker lajmesh me ngjyrë është krahasuar, në transmetim direkt, me një gorillë nga kolegia e tij.
Alex Housden, një spikere e bardhë në KOCO 5 News, po fliste për një gorillë nga kopshti zoologjik i Oklahoma-s në momentin që iu drejtua kolegut të saj duke i thënë se ‘duket paksa si ti’, (gorilla).
Hackett si duket nuk e dha veten fare dhe u përgjigj duke qeshur dhe konfirmuar fjalët e koleges në të njejtën kohë.
Gjithsesi, reagimi i njerëzve në internet ishte i menjëhershëm.
Një komentues shkruante në faqen e Housden:
Jam i shokuar nga racizmi dhe mungesa e respektit që tregove në transmetim direkt për kolegun tënd dhe gjithë afro-amerikanët. Të të vije turp! T’u vijë turp supervizorëve tuaj. Turp.”
Pas ‘lumit’ të kritikave, spikeria doli sërish në transmetim direkt, duke qarë, dhe i kërkoi falje kolegut të saj si dhe të gjithë njerëzve që ishin prekur nga komentet e saj.
https://www.facebook.com/shjotr/videos/738778216546162/?t=0
KOHA JONË SONDAZH

