Kompanitë amerikane, letër Trump: Tarifat mbi importet kineze do të jenë një taksë e fshehur për konsumatorët

Rreth 200 kompani këpucësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dërguar një letër presidentit Donald Trump duke i kërkuar të anulojë rritjen e re të tarifave me Kinën. Trump njoftoi rritjen e tarifave dhe zgjerimin e tyre në rreth 550 miliardë dollarë produkte importi nga kina. Sipas kompanive të këpucëve në Shtetet e bashkuara të Amerikës, edhe në këto momente, tarifat e importit janë shumë të larta, në 11%. Me rritjen e re, tarifat për disa produkte do të shkojnë në 67%. Sipas tyre, diçka e tillë do t`i kushtojë konsumatorëve amerikane të paktën 4 miliardë dollarë çdo vit.

Nuk ka asnjë dyshim se tarifat do të shërbejnë si një taksë e fshehur që paguhet nga individët dhe familjet amerikane”-thuhet në letrën e kompanive amerikane.

Drejtuesit e këtyre kompanive janë thellësisht të shqetësuar për tarifat që do të vijnë. Veç konsumatorëve, tarifat e reja do të dëmtojnë rëndë edhe shitësit me pakicë. “Tarifat shtesë do të shërbejnë si një “gozhdë në arkivolin” e tyre, shprehen liderët e sektorit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?