Konferenca në Paris/ Rezistenca iraniane ka fuqinë për të sjellë ndryshime demokratike në Iran

Më 17 janar 2022, në selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Auvers-sur-Oise (veri të Parisit) u mbajt një konferencë e titulluar “Mbani regjimin e Iranit përgjegjës për gjenocidin, terrorizmin dhe sfidimin bërthamor”. Presidentja e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi dhe një numër politikanësh të shquar evropianë, morën pjesë dhe iu drejtuan Konferencës.

Rajavi përshkroi gjendjen e përmbysjes së regjimit klerikal. ”Kjo situatë është para së gjithash për shkak të vendosmërisë së popullit iranian për një ndryshim thelbësor. Regjimi nuk ka zgjidhje për të frenuar kryengritjet, por vetëm përmes shtypjes”. Duke iu referuar rrënjëve të thella të Rezistencës Iraniane në zemrën e shoqërisë iraniane dhe mbështetjes së saj ndaj një lëvizje të të rinjve rebelë dhe luftëtarë, si dhe rolit të saj në luftën kundër ekstremizmit nën flamurin e Islamit, ajo nënvizoi se kjo rezistencë ka fuqinë për të sjellë ndryshime demokratike në Iran.

Në një pjesë tjetër të fjalës së saj, Rajavi përsëriti se regjimi iranian me krijimin e bombës atomike dëshiron të gjejë një rrugëdalje nga kriza aktuale, e cila ka vënë në rrezik ekzistencën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Projektet bërthamore të regjimit janë tërësisht kundër interesave kombëtare të popullit iranian. Negocimi me një regjim që nuk respekton asnjë rregull apo ligj i jep vetëm kohë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të rivendosë gjashtë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi projektet bërthamore të regjimit iranian. Ai duhet të ndalojë plotësisht pasurimin e uraniumit të regjimit dhe të mbyllë qendrat bërthamore të regjimit. Inspektimet e pakushtëzuara janë të domosdoshme për të parandaluar aksesin e regjimit në një bombë atomike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?