FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet zyrtarisht takimi Putin-Erdogan

Presidenti rus Vladimir Putin do të udhëtojë më 10 tetor drejt Stambollit ku do të takohet me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan dhe do të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Energjisë, njoftoi sot këshilltari i Kremlinit, Juri Ushakov.

Vizita u konfirmua më 10 tetor”, deklaroi Ushakov, cituar nga agjencia ruse e lajmeve Interfax, duke shtuar se Putin do të jetë i pranishëm në Kongresin Botëror të Energjetikës dhe do të zhvillojë bisedime dypalëshe me Erdoganin.

Kjo është vizita e parë në Turqi e Vladimir Putinit prej samitit të G20-ës në Antalia (jug) prej nëntorit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një javë më pas, goditja e një avioni bombardues rus nga ana e ushtrisë turke shkaktoi një krizë të thellë diplomatike midis Moskës dhe Ankarasë, në marrëdhënie mjaft të tendosura shkak i çështjes mjaft të ndjeshme siriane.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?