Konflikti Izrael-Palestinë më i rëndë që nga 2014-ta

Smoke rises in the distance after war planes belonging to the Israeli army carried out airstrikes over Gaza City on August 28, 2020. (Photo by MAHMUD HAMS / AFP)

Hady Amr do të marrë pjesë në bisedime mes Izraelit, Palestinës dhe zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe do të përforcojë atë që diplomatët amerikanë thanë se ishte nevoja për një “qetësi të qëndrueshme”, raporton BBC.

Një sulm ajror izraelit në një kamp refugjatësh në Rripin e Gazës vrau 10 njerëz të Shtunën, ndërsa një raketë Palestineze vrau një burrë në Izrael. Dhuna e kësaj jave në Gaza dhe Izrael është më e keqja që nga viti 2014.

CFARE BISEDUAN BIDEN DHE NETANJAHU

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu dhe Presidentin Palestinez Mahmoud Abbas.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave, Biden i shprehu shqetësimet Netanjahut në lidhje me viktimat civile në Gaza dhe bombardimet e ndërtesës që strehonte zyrat e dy mediave, Associated Press dhe Al Jazeera.

Ndërkohë Zyra e kryeministrit izraelit beri te ditur se Netanyahu i tha Biden se Izraeli po bën më të mirën për të shmangur shënjestrimin e civilëve dhe pretendoi se ndërtesa me zyra mediatike gjithashtu strehonte objektet ushtarake të Hamasit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?