Kopja e rrallë e Kushtetutës amerikane shitet për 43 milionë dollarë

Një kopje jashtëzakonisht e rrallë e Kushtetutës së SHBA-së, u shit në Nju Jork për 43.2 milionë dollarë, duke u bërë dokumenti historik më i shtrenjtë që është shitur ndonjëherë në ankand.

Dokumenti është një nga vetëm 11 kopjet e mbetura të Kushtetutës së nënshkruar më 17 Shtator 1787, në Sallën e Pavarësisë nga themeluesit e Amerikës. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për një fondacion i cili merret me të kuptuarit e demokracisë në SHBA.

E hartuar gjatë takimeve sekrete në Filadelfia, Kushtetuta e SHBA hodhi themelet për demokracinë amerikane dhe garantoi të drejtat themelore të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?