Korea e Veriut, lëshon raketë në ujrat japoneze

Korea e Veriut testoi një tjetër raketë balistike, e cila fluturoi për rreth 1000 km dhe ra në ujërat japoneze. Autoritetet japoneze dhe koreanojugore që konfirmuan lajmin thanë se raketë u lëshua nga brigjet lindore të Koresë së Veriut.

Sipas komandës strategjike amerikane, Korea e Veriut lëshoi dy raketa, por njëra shpërtheu që në nisje dhe vetëm e dyta ra në det. Sipas Koresë së Jugut, testimi i vazhdueshëm i raketave balistike tregon ambiciet e veriut për të sulmuar vendet fiqnje. Më i ashpër reagimi japonez, për vetë faktin se raketa ra në ujërat e vendit të samurajve.

Kryeministri Shinzo Abe tha se Korea e Veriut përbën një kërcënim të madh për sigurinë japoneze dhe lëshimi i raketës është një akt dhune i pafalshëm. Sigurisht që testi balistik i Koresë së Veriut u dënua nga shumë aktorë të tjerë në rajon dhe botë, por kjo nuk do ta ndalë regjimin diktatorial të Kim Jong Unit të vazhdojë programin e tij, pavarësisht kërcënimeve nga perëndimi që deri tani janë vetëm masa në letër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?