FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kremlini: Akuzat e M15, të pabaza

Kremlini denoncoi sot si akuza “të pabaza” të kreut të shërbimeve sekrete M15, Andrew Parker që i cilëson gjithnjë e më agresive metodat e përdorura nga Rusia në botë.

“I konsiderojmë këto deklarata si akuza aspak të motivuara dhe të pabaza”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Parker akuzoi një ditë më parë Rusinë në një intervistë dhënë për “Guardian” se po përdor gjithë strukturën e organeve shtetërore dhe fuqinë e saj për të çuar përpara politikën e jashtme në mënyrë gjithnjë e më tepër agresive, duke përfshirë propagandën, spiunazhin, pëmbysjet dhe sulmet kibernetike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto deklarata nuk i korrespondojnë realitetit”, u shpreh Peskov.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Rusia përdor në fakt të gjitha mundësitë, në përputhje me mundësitë e parashikuara nga e drejta ndërkombëtare për të çuar përpara interesat e saj dhe për t’i mbrojtur ato jashtë vendit”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?