Krijohet testi që zbulon Covid-19 në 30 minuta
Bota është në luftë të egër me Covid-19 por shkencëtarët europianë po punojnë pa pushim për të gjetur mënyrën sesi të ndalojnë virusin. Në Institutin e Nanoteknologjisë së Barcelonës, ekipi i Prof Laura Lechuga po zhvillon një nano-biosensor për zbulimin e shpejtë të COVID-19, njohur si CONVAT.
“Do të ishte një lloj pajisje që merr kampionë pështyme”, shpjegon Prof Lechuga, “merr disa kampionë, pret disa minuta dhe pajisja tregon nëse je infektuar apo jo si dhe ngarkesën virale që ke”.
Kjo teknologji është një prej projekteve të financuara nga Komisioni Europian për studimin e SARS-CoV-2 dhe ka aftësi të dallojë ndryshimin midis gripit të zakonshëm dhe Covid-19. Sistemi është i ngjashëm me atë që përdorin personat me diabet për të matur glukozën në gjak. Hulumtuesit shpresojnë që CONVAT të jetë gati për periudhën “midis dhjetorit dhe janarit” edhe pse kanë theksuar se mund të zgjasë edhe më shumë pasi është ende në fazë studimi.
The European CoNVat research project, led from the @NanoB2A_group at the @icn2nano by @CSIC Prof. Laura Lechuga, is designing a new diagnosis system for #COVID19 via a biosensor platform based on optical #nanotechnology.
ℹ️ https://t.co/wZclVsNI6z pic.twitter.com/hQa9UbplT4
— Spain MFA (@SpainMFA) April 2, 2020
KOHA JONË SONDAZH

