Krimi kibernetik, ShBA ngre padi mbi dy shtetas Rus
Krimi kibernetik është një ndër problemet më shqetësuese të epokës moderne të teknologjisë.
ShBA ka ngritur akuza mbi dy shtetas Rus të cilët dyshohen se kanë organizuar një grabitje kibernetike, një operacion i koduar Evil Corp.
Maksim Yakubets dhe Igor Turashev, të cilët mendohen të jetojnë në Rusi, dyshohet se kanë qenë pjesë e një grabitje prej miliona dollarësh në më shumë se 40 shtete.
Shënjestrat e tyre kanë qënë kryesisht shkolla dhe organizata fetare. Gjithashtu qeveria amerikane pretendon se Yakubets ka qenë pjesë e inteligjencës ruse.
Në 2017 ai ka qenë pjesë e qeverisë për tu futur në disa informacione të disa kompanive.
Gjithashtu ShBA ka zbuluar dhe metodën e hakimit e cila konsiston në një virus të quajtur Dridex.
Ky virus transferoheshe nëpërmjet e-maileve në kompjuterat e bankave, shkollave duke mundësuar dhe transferimin e informacioneve.

KOHA JONË SONDAZH

