Kriza e klandestinëve, emigrantët vijojnë rrugën ballkanike
Rruga ballkanike vijon të përdoret nga emigratët pavarwsisht mureve të ngrituara thuajse në të gjitha vendet e Europës Juglindore. Shifrat janë më të ulëta se një vit më parë si pasojë e marrëveshjes mes Turqisë dhe Bashkimit Europian, por roja kufitare serbe ka ndaluar më shumë se 10 mijë emigrantë në tentativë për të kaluar kufirin.
Qeveritë e vendeve të Europës Juglindore deri tani kanë ngritur shumë barriera kufitare, gardhe me tela me gjemba dhe mure të ndryshëm me qëllim frenimin e emigrantëve që udhetojnë nga vendet e konfliktit nëpërmjet Turqisë, por sërish lëvizja nuk është ndaluar totalisht, ka ende njerëz që mendojnë se më mirë të rrezikojnë në kufijtë ballkanikë se sa të ndërmarrin rrezikun e kalimit nëpërjet mesdheut.
Që prej korrikut të këtij viti, roja kufitare serbe ka ndaluar më shumë se 10 mijë emigrantë në tentativë për të kaluar nga Bulgaria dhe Macedonia. Ndërkohë organizatat humanitare kanë raportuar se fundmi një shtim të radheve kilometrike për ushqim në kampet serbe të refugjatëve. Këtë vit numrat janë më të ulët, si paosjë edhe e marrëveshjes së nënshkruar mes BE dhe Turqisë për kthimin pas të të gjtihë klandestinëve që kapen duke kaluar ilegalisht Egjeun. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes serbe Jovan Krivokapic tha se kohët e fudnit 9060 emigrantë të paligjshëm janë kapur dhe dërguar në qendrat e strehimit.
Që nga 22 korriku, forcat ushtarake dhe ato policore kanë kapur 9,064 emigrantë në tentativë për të kaluar kufirin. Shumë prej tyre janë kthyer mprapsht në momentin që kanë parë patrullat tona.
Sakaq atutomjete të blinduar dhe pajisur me pamje termike, patrullojnë përgjatë 460 kilometër vijë kufitare të Maqedoninë dhe Bullgarisë. Në këtë operacion po ndihmojnë me perforcime zyrtarët hungerazë, ata austrikaë dhe francezë. Megjithatë asgje nuk i ndal emigrantët, ata duan të arrijnë në vendet europiane të realizojnë një jetë më të mirë, pa luftë dhe pa viajtje. Tensionet janë të larta, pasi shumë prej tyre bëjnë përpjekje të njëpasnjëshme për të kaluar kufijtë, pavarësisht dështimeve apo kapjes nga autoritet kufitare.
“Në disa raste arrijme deri në 15 km brenda kufirit hungarez, por policia na gjen dhe na rikthen pas “-tha nje emigrant nga Pakistani, i cili ka provuar disa here të hyjë fshehurazi në Hungari. Punonjësit e organizatave humanitare në një qëndër pritjeje pranë lumit Sava në Beograd deklarojnë se numri i emigrantëve që vijnë për të ngërnë mëngjes është dyfishuar.
Hungaria votoi kundër pranimit të kuotës së refugjatëve të caktuar nga Bashkimi Europian, gjatë një referendumi të mbajtur të dielën, megjithëse ky referendum u cilësua i pavlefshëm si pasojë e pjesmarrjes së ulët. Qindra emigrantë me në duar banera ku kërkojnë hapjen e kufirit janë nisur nga Beogradi duke iu drejtuar kufirit me Hungarinë. Shumica e tyre janë burra dhe djem nga mosha 15 vjeç e sipër.
KOHA JONË SONDAZH

